Kompania jonë ofron asistencë teknike për riparimin e makinerive të ndryshme. Ky lloj shërbimi mundësohet prej teknikëve te huaj ose shqiptarë, gjithmonë të gatshëm për t’u përballur me çfarëdolloj problemi ose ndihme që klientët tanë mund të kenë nevojë.
Riparimi i makinerive është një proces i ndërlikuar i cili kërkon profesionalizëm dhe një gamë të gjerë produktesh këmbimi. Këto të fundit na bëjnë lider në ofrimin e një shërbimi të shpejtë dhe të garantuar. Për të gjitha makineritë të cilat ne tregtojmë ofrojmë instalimin, montimin dhe mirëmbajtjen nga teknikë të specializuar të fushës. Në raste të veçanta është i parashikuar edhe trajnimi i personelit mbi përdorimin e makinerisë si edhe kurs software.
Na telefononi menjëherë në menyrë që teknikët tanë të bëjnë të mundur riparimin ose ndërrimin e pjesëve të këmbimit, të makinerisë tuaj duke u bazuar në gamën e gjerë të produkteve.